Wednesday, October 3, 2012

Chosen "Miss Prostitutes" in Belo Horizonte, Brazil



Fituesja është zgjedhur Giovana 25-vjeçare, me emrin e artit “Mara”

Quhet Giovana Silva, me profesion prostitutë dhe prej disa orësh ka fituar titullin e më të bukurës mes kolegeve 
të tij. Konkursi për të zgjedhur më të bukurën e “punonjëseve të seksit” u zhvillua në një qendër tregtare të Belo Horizontes, një qytet i Brazilit jug-perëndimor. Qëllimi i manifestimit ka qenë lufta ndaj paragjykimeve dhe dhunës.

Dymbëdhjetë prostituta kanë sfiluar në pasarelë dhe fituese është zgjedhur Giovana 25-vjeçare, me emrin e artit “Mara”. Çmimi për fituesen ka qenë 3 mijë sterlina dhe një kontratë publicitare. Vetë fituesja është shprehur e “lumtur që mori pjesë dhe sidomos për vëmendjen që i është rezervuar profesionit të tyre”.

Presidenti i shoqatës së prostitutave braziliane, që ishte edhe ideatori i konkursit, ka konfirmuar synimin e mirë: “Minas Gerais ka rreth 80 mijë prostitua, duke kërkuar legalizimin dhe të drejta. Çdo ditë, prostitutat duhet të luftojnë kundër dhunës, torturave, por  kundër paragjykimeve. Dhembja e tyre nuk mund të injorohet”.

No comments:

Post a Comment